Trajneri i Shamrok: Teuta ka lojtarë të rrezikshëm, por i ndeshim në periudhën më të mirë










Stefen Bredli, trajneri i Shemrok Rovers, është i ndërgjegjshëm se sfida ndaj Teutës nuk do të jetë e thjeshtë. Por në fjalët e tij para sfidës së irlandezeve me durrsakët në Ligën e Konferencës, ai ka theksuar se pavarësisht cilësive që kanë kundërshtarët, ka bindje te ekipi i tij i cili në këto momente po kalon një formë shumë të mirë.

stefen bradlei

“Ne kemi mësuar se ata janë një skuadër shumë e rrezikshme në fazën sulmuese, kemi parë shumë nga ndeshjet e tyre dhe lojtarët gjithashtu, ndaj e dimë që janë të rrezikshëm. Kanë disa lojtarë shumë teknikë në pjesën sulmuese të fushës. Bëjnë shumë lëvizje, shumë ndryshime pozicionesh dhe kanë disa futbollistë të cilësisë së lartë. Ndaj ne dimë shumë gjëra rreth tyre, e dimë që do të jetë një ndeshje e vështirë, por po e presim me padurim dhe jemi gati.

E dimë se çfarë niveli janë, janë të ngjashëm me lojtarë me të cilët jemi përballur në vitet e kaluara. Kur arrin në këto nivele në Europë, kjo është ajo me të cilin përballesh. Lojtarët po luajnë me besim. E dimë që është një ndeshje e vështirë, por nuk mund të vinte në një moment më të mirë për ne. Jemi në formë të mirë dhe është një sfidë që po e presim me padurim”, tha trajneri, duke iu referuar faktit se Shamrok ka rifituar vendin e parë në kampionat dhe ka nisur arratinë nga ndjekësit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *