Trajneri i Tiranës vlerëson Egnatian prag sfidës së nesërme, Shehi: Ka marrë lojtarë cilësorë, do të jetë ndeshje e vështirë





Tirana do të përballet ditën e nesërme me Egnatian, ndeshje që u pa dhe më herët në verë në një test miqësor. Por situata ka ndryshuar pasi sfida luhet për kampionat dhe serioziteti është maksimal nga të dyja skuadrat. Në prag të sfidës së nesërme, në konferencën për shtyp, trajneri Orges Shehi u shpreh:

shehi

“Gjendja e skuadrës është e mirë. Seferi nuk është stërvitur me grupin vetëm ditët e para, por më pas është bashkuar. Besoj se është në gjendje të luajë e për të qenë në formacion. Superliga ka kundërshtarë realisht të fortë. Egnatian nuk e perceptojmë nga emri, por nga cilësia e lojtarëve që ka.

Është skuadër që po bën investime dhe në minutat e fundit të merkatos ka marrë lojtarë cilësorë, pra jemi të vetëdijshëm që do të jetë një ndeshje e vështirë përballë një kundërshtari që këtë vit ka ardhur në elitë, por brenda për brenda ka cilësi dhe lojtarë me peshë’’, u shpreh Shehi.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *