Trajneri Martini bën gati formacionin e suksesit, mësoni rreshtimin e mundshëm të Teutës ndaj Shamrokut










Teuta u ka dhënë dje dorën e fundit përgatitjeve për Shamrok Roveres përmes një seance të mbajtur në fushën e stadiumit “Elbasan Arena”.

Teuta fitorja

Seanca e fundit ka qenë më shumë e karakterit tekniko-taktik, ku stafi ka dhënë udhëzimet e fundit në lidhje me strategjinë e ndeshjes, si dhe përvetësimin e disa skemave loje apo goditjeve standarde.

Durrsakëve, për të qenë të sigurt në kualifikim, u duhet të fitojnë me dy gola diferencë.

Por, edhe me një gol diferencë mund ta çojnë ndeshjen në shtesë, për të besuar deri në fund te kualifikimi historik.

Lorenco Vila është mungesa e vetme për trajnerin Edi Martini ndaj irlandezëve.

Sulmuesi vijon të jetë në fazë rikuperimi nga dëmtimi që ka marrë dhe ende nuk i është bashkuar ekipit. Albano Aleksi mundoi në Irlandë, pasi ishte i pezulluar nga kartonët dhe kthehet si titullar për nesër.

Gjithashtu, është rikuperuar plotësisht edhe sulmuesi, Sebino Plaku, që ishte protagonisti i kualifikimit të Teutën në Andorrë ndaj Inter Eskaldes.

Me rikthimin e këtyre të dyve në formacion, i bie që të mos ketë vend të fushë njëkohësisht për Xhekson dhe Kotobellin, ku braziliani shikohet si titullar në të majtë të mbrojtjes.

teu

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *