Transferimet, asnjë si Mançester Junajtid në Europë/ “Djajtë” kanë shpenzuar 480 mln paund








Mançester Junajtid ka regjistruar një shpenzim neto prej 480 milionë paundësh në 10 merkatot e fundit. “Djajtë” kanë shpenzuar +70 milionë paund neto në secilën prej transferimeve të Pol Pogbasë, Herri Meguajërit, Romelu Lukakut dhe Xhejdën Sanços. Vetëm verën e shkuar, 20 herë kampionët e Anglisë shpenzuan rreth 126 milionë paund në merkato për të ngushtuar diferencat me rivalët dhe kampionët në fuqi të Mançester Sitit.

ronaldo

Por këtë sezon gjërat nuk kanë shkuar sipas planit me skuadrën që renditet në vend të katërt, -19 pikë nga kryesuesit, ndonëse në skuadër kanë edhe Kristiano Ronaldon. “Qytetarët” e Pep Guardiolës renditen pas rivalëve të tyre për shpenzimet neto, por kur vjen puna te trofetë e fituar, Junajtid as që u afrohet. Siti ka fituar 9 trofe që prej verës së vitit 2017 ndaj zero të Junajtidit. Nuk është surprizë gjetja e emrit të PSG-së në vend të tretë të këtij klasifikimi.

Shifra e tyre e kuqe është 343.62 milionë paund. Megjithatë, verën e shkuar francezët firmosën me emra të mëdhenj si Lionel Mesi, Xhini Vajnaldum, Xhanluixhi Donaruma dhe Serxho Ramos me parametër zero, por sigurisht duke paguar rroga stratosferike. Milani është skuadra e katërt që ka shpenzuar më shumë dhe ashtu si “Djajtë”, edhe “Djalli” e ka justifikuar shumë pak investimin e bërë. Trofeu i fundit i kuqezinjve ka ardhur në vitin 2016, ndërsa rivali i tyre, Interi, duket favorit për të mbrojtur titullin e Serisë A këtë sezon. Në 10 skuadrat e para renditen edhe 4 klube të tjera angleze.

Manchester

Arsenali e sheh veten në vend të pestë, Juventusi i gjashti, ndërsa kampioni i Europës, Çelsi, gjendet në shkallën e shtatë. Blutë kanë shpenzuar gati 800 milionë paund në 10 merkatot e fundit, por kanë arritur të arkëtojnë nga shitjet 553 milionë. Totenhemi lë pas Barcelonën në vend të tetë, pavarësisht se gjigantët katalanas kanë shpenzuar më shumë se të gjitha klubet. Spanjollët kanë investuar 903 milionë paund në total në 10 sesionet e fundit të merkatos, por shitjet i pozicionojnë ata në vend të nëntë në listë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *