
Finalizohet operacioni policor i koduar “Border 10”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë. Transportonte me një kamionçinë, kundrejt pagesës, 33 emigrantë, që do të kalonin ilegalisht në vendet e BE-së, vihet në pranga Erxhi Sulo.
Sekuestrohet automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët.
NJOFTIMI I POLICISE
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të operacioneve me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt pagesave, për të kaluar ilegalisht kufirin, bazuar dhe në infomacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Border 10”, për goditjen e një tjetër rasti të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi E. S., 28 vjeç, banues në Lushnjë. Ky shtetas u kap në flagrancë gjatë operacionit, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vendin e quajtur Ura e Çukës, Sarandë, duke transportuar me një automjet tip kamionçinë, kundrejt pagesës, 33 emigrantë, që do të kalonin ilegalisht në vendet e BE-së.
[embedded content]
Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al