Tranzicioni drejt energjisë së pastër shumë i ngadaltë

14:54 13/10/2021

Iea: Energjia e pastër është një zgjidhje e mirë për shumë shtete

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka paralajmëruar se nëse shumë vende të  botës nuk investojnë masivisht tek burimet e pastra të energjisë ato  do të vuajnë ndryshimet klimatike.

“Ne nuk po investojmë sa duhet për të përmbushur nevojat e ardhshme për energji dhe pasiguritë po krijojnë terrenin për një periudhë të paqëndrueshme “, tha shefi i IEA -së, Fatih Birol.

Sipas tij, mosveprimi ka kosto derisa përfitimet shoqërore dhe ekonomike nga një intensifikim i tranzicionit të energjisë së pastër janë të mëdha.

Në raportin e saj vjetor, të publikuar dy javë para fillimit të konferencës klimatike në Glasgou raporti thotë se  investimet në projektet e energjisë së pastër duhet të trefishohen në dekadën e ardhshme.

Në raportin e saj përmenden zhvillime pozitive si  rritja e shpejtë e energjisë së prodhuar nga era dhe dielli dhe shitjet rekord të automjeteve elektrike, por nënvizoi se progresi ishte mjaft i ngadaltë.

Në disa vende evropiane, rritja e çmimeve të gazit ka bërë që furnizuesit e energjisë elektrike t’i kthehen qymyrit.

Sipas IEA, situata aktuale ku çmimet e energjisë elektrike dhe të gazit po arrijnë nivele rekord kjo u kujton qeverive rëndësinë e energjisë së sigurt dhe të përballueshme. Ajo thekson se energjia e pastër është  një zgjidhje e mirë.

Shtetet ndodhen nën presion që të angazhohen për të ndërmarrë veprime të cilat mundësojnë kufizimin e ngrohjes globale në 1.5 gradë Celsius.

Ky është niveli për të cilin kanë rënë dakord 196 vende në Marrëveshjen historike të Parisit të vitit 2015.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *