“Trashaluqi” Kejn, Anglia ëndërron falë kapitenit model/ Arsenali e skarcoi se ishte një 8-vjeçar bullafiq








Një tjetër “cup of tea” për zonjën Kejn, Kejt Gudlend, gruaja e sulmuesit-kapiten të Anglisë, nënë e tre fëmijëve të çiftit? Mundet, sepse në shtëpinë e familjes Kejn receta për të qëndruar me këmbët në tokë është ajo e gjetjes strehë në gjërat e vogla të përditshme.

kejn anglia

Një herë, pas një tregolëshi, sulmuesi i Totenhemit i telefonoi Kejtit për t’i shprehur gëzimin e tij dhe gruaja, me shumë qetësi iu përgjigj: “Bravo, mund të bësh një filxhan çaj kur të vish në shtëpi”. Një filxhan çaj është shprehja që mban brenda të gjithë ironinë e hollë angleze dhe do të thotë diçka e kollajshme.

MBRETI U KTHYE – Herri Kejn doli në dritë pasi u fsheh mes hijeve në fazën e grupeve. Një gol ndaj Gjermanisë, dopietë Ukrainës dhe kapiteni u rikthye me 37 gola në listën e golashënuesve të kombëtares. Grupi i Sauthgejtit do të përballet të mërkurën në gjysmëfinale me Danimarkën në “Wembley” dhe siç e shpjegon Kejn, ky është një rast i papërsëritshëm për të fituar diçka tjetër pas Botërorit të 55 viteve më parë:

“Shumë prej nesh nuk do ta kenë më këtë shans, duhet ta shfrytëzojmë momentin. Së pari dhe kryesorja, Danimarka është një skuadër e shkëlqyer. Ne luajtëm dy herë kundër tyre në Ligën e Kombeve vitin e shkuar dhe nuk fituam asnjë ndeshje: 1 barazim, 1 humbje. Ata janë rikthyer pas nisjes së vështirë dhe prej atëherë vetëm janë rritur, por ne duhet të fokusohemi te vetja. Është një gjysmëfinale në stadiumin tonë kombëtar dhe nëse luajmë ashtu siç dimë, kemi një shans të shkëlqyer për të shkuar në finale”.

kEJN

ÇIPI – Mënyra më e mirë dhe e thjeshtë do të ishte ajo e marrjes shembull nga Kejn, e cila është teoria e tij e çipit. Herri nisi të luajë futboll te Rixhuej Rovers, i njëjti klub fëmijërie edhe i Dejvid Bekhamit. Në moshën 8- vjeçare hyri në akademinë e Arsenalit, por u skarcua pas disa muajsh, sepse ishte shumë trashaluq. “Kur je fëmijë, një eksperiencë si ajo mund të traumatizojë. Unë për fat pata mbështetjen e duhur: familjen. Ajo histori më forcoi. Nga ajo ditë kam gjithnjë një çip në shpatull që më shtyn të jap maksimumin.

Të hyja te të rinjtë e Totenhemit ishte objektivi im ishte që t’u tregoja atyre që më thanë trashaluq se e kishin gabim”. Familja Kejn funksionon si një kompani e vërtetë menaxhimi për kampionin. Vëllai Çarli është menaxheri. Babai Patrik merret me pjesën financiare. Nëna Kim është pika e referimit për të gjithë. Futbollisti më i rëndësishëm i Anglisë, i vlerësuar me 150 milionë paund, ka një dimension të një profili modest, të përulur. I përdor shumë pak rrjetet sociale dhe nuk është ndonjë ndjekës i madh i modës.

Nuk gjen tatuazhe në trupin e Herrit dhe nuk është i kuruar. Pasionet e tij jashtë futbollit janë golfi dhe futbolli amerikan. Tom Bredi, i Patriots, është idhulli i tij i fëmijërisë: “Ta takoje dhe flisje me të në SHBA ishte një eksperiencë e bukur. Vodha nga stili i tij i jetës disa këshilla të çmuara”. Kejn nuk pi gjatë sezonit, ndjek dietën dhe ka një kuzhinier personal që i gatuan. Në stërvitje jep gjithnjë maksimumin:

“Është i pari që vjen dhe i fundit që largohet”, kujtonte për të një ditë Mauricio Poçetino. “Por të mos e ekzagjerojmë, nuk jam një asket. Në verë, ndonjë mohito ia lejoj vetes. Dhe kur jemi me pushime, ndonjë mbrëmje mund të qëndroj edhe vonë. Nuk dua ta mbyll karrierën me pengje. Kam një rutinë jave që respektoj me rigorozitet. Mund të jem i mërzitshëm, por sporti nuk është vetëm argëtim”, thoshte Kejn për “The Times” në 2019.

RRËNJËT – Prindërit e Kejnit janë irlandezë. Nga nëna, trashëgoi aftësinë për sportin. Gjyshi nga nëna, Erik, ishte një futbollist i mirë. Vëllai Çarli, më i madh, ishte superheroi i Herrit dhe ishte natyrshme atij i ka besuar menaxhimin e punëve të tij. Kejn është në linjën e parë në luftën kundër diskriminimit. Ai është për Anglinë e re, për të cilën trajneri Garet Sauthgejt tregonte me një letër të hapur përpara turnet, duke shpjeguar arsyet pse futbollistët duhet të vazhdojnë që të gjunjëzohen përpara ndeshjes në respekt të luftës kundër racizmit.

KEJN

Përpara ndeshjes me Gjermaninë, Kejn kontaktoi kolegun Nojer. Të dy vendosën që të mbajnë shiritin e kapitenit me ngjyrat e ylberit dhe më pas të gjunjëzoheshin. Pastaj është gjithë bota e rekordeve dhe ëndrrave të Kejnit: 336 ndeshje dhe 221 gola me Totenhemin dhe vendimi për t’u larguar nga “Spërsat” dhe t’u transferuar në një klub fitues këtë verë. Por, triumfi i parë mund të vijë me kombëtaren. Anglia mund të vendosë duart tek Europiani. Në vitin e “Brexit”, mbreti i paradokseve.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *