“Trashëgimia e tij e pavdekshme”/ Berisha flet në ceremoninë e përkujtimit të Bujar Nishanit: Ishte një mik besnik! Vendi ynë u bekua që kishim një President si ai









Ish-kryeministri Sali Berisha ka prekur me fjalët e tij për ish-Presidentin e ndjerë, Bujar Nishani. Gjatë fjalës së tij gjatë një ceremonie përkujtimore në nder të Nishanit, Berisha e konsideroi se një prej miqve më besnikë.

Sipas Berishës, trashëgimia që la pas Nishani është e pavdekshme.

Berisha: Njeriu, cilido mbart në vetvete në njërën anë vdekatarin. Në anën tjetër të pavdekshmin. Ndaj dhe ne sot jemi këtu për të kremtuar, për të festuar, për të nderuar, për t’u krenuar me trashëgiminë e pavdekshme të Bujarit. Për një ditë, qytetarit, djalit, bashkëshortit, zyrtarit, shtetarit, presidentit dhe mikut Bujar Nishani. Të gjithë këto janë një seri titujsh nderi për të gjithë ata të cilët dinë t’i nderojnë.

Ne sot festojmë, kremtojmë, krenohemi me të gjithë këtë spektër të gjerë të titujve të këtij burri, të këtij miku, qytetari, zyrtari dhe politikani, i cili nuk është më në një karrige këtu midis nesh. Por mbetet i pavdekshëm në memorien dhe zemrat tona. Në këtë aspekt, unë mendoj se Odeta ishte një zonjë e bekuar nga Zoti, që pati fatin të ketë një bashkëshort shembullor, të virtytshëm si Bujar Nishani. Baba Faiku, sot ndihet këtu sëbashku me ne, një baba i bekuar sepse pati faktin të ketë një djalë, të virtytshëm, një pasardhës që nderoi të gjithë traditën e shkëlqyer të familjes Nishani.

Ersi, Fiona gjithashtu janë sot të bekuar këtu sepse patën një baba të mrekullueshëm. Që i edukojë ata me virtytet më të arrira të njeriut. I edukoi me dashurinë për familjen, vendin, mikun shokun me atdhetari. Sot ata krenohen me babain e tyre për thesarin shpirtëror. I dha nder detyrës, vendit, i dha nder familjes. Të bekuar ishim ne të gjithë që patëm një mik si ai. Për mikun, më e çmuara është besnikëria. Bujar Nishani ishte një mik besnik me të cilin komunikoje njësoj si me veten tënde. Diskutoje, vendosje i bindur në luajatitetin dhe besnikërinë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *