Trazirat në Francë/ “Macron vjen në Marsejë për të bërë njoftime dhe jo për të na dëgjuar”, qytetarët: Për politikanët ne jemi asgjë

Franca u përfshi nga tensione, protesta dhe përleshje të dhunshme pas vdekjes së 17-vjeçarit. BBC në një artikull të publikuar së fundmi sjell një tjetër panoramë të situatës në Francë, duke u ndalur tek gjendja ekonomike, kriminalitetet si edhe grupet e drogës. Në intervista e marra nga qytetarët në zona të ndryshme të Francës, ata thonë se shumë vende janë të përfshira nga bandat dhe droga.

Në një nga lagjet më famëkeqe të Marsejës, raportohet se tregtarët e drogës punojnë hapur fare dhe pas pasur frikë nga ligjet.

Amine, sot është 19 vjeç dhe është rritur në pronën Frais-Vallon, një projekt i madh dhe i privuar i banesave sociale në veri të qytetit, i cili është shkatërruar nga bandat e drogës. Trafikimi i lëndëve narkotike është një mundësi që josh të rinjtë që rriten këtu dhe që janë të gjendje më të vështirë ekonomike, tregon ai për BBC.

“Nuk ka alternativa të tjera. Nuk ka kompani që vijnë këtu dhe thonë se ne do t’ju paguajmë më shumë se paga minimale… këtu njerëzit janë arkëtarë supermarketesh, pastrues apo roje sigurie. Ne nuk mund të jemi gjyqtarë, avokatë apo kontabilistë”, shprehet ai.

Trazirat që pasuan me protestat për vdekjen e 17-vjeçarit nuk janë i vetmi problem, thotë ai.

“Ne jemi gjithmonë rrëmujë, në mjerim dhe asgjë nuk do të ndryshojë. E kuptoj zemërimin e të rinjve, unë nuk e justifikoj dhunën, por e kuptoj gjendjen e vështirë”, ka thënë ndër të tjera i riu.

Trazirat dhe pasojat e tyre kanë zbuluar thellësinë e zemërimit, zhgënjimit dhe braktisjes nga shteti.

Vitin e kaluar pati 31 vrasje të lidhura me trafikun e drogës në Marsejë. Këtë vit ka pasur 23. Dy të tretat e viktimave ishin nën moshën 30 vjeç. Autoritetet franceze e kanë pranuar edhe tragjedinë edhe problemin.

Dy vjet më parë, Presidenti Emmanuel Macron premtoi se do të punonte për të zgjidhur problemet në Marsejë.

Ai njoftoi një plan prej 5 miliardë eurosh (4.3 miliardë £; 5.4 miliardë dollarë) për të trajtuar krimin në qytet.

Macron u kthye në qytetin port jugor pak para trazirave për të përforcuar angazhimin e tij. Por Amine, e cila e ka takuar dy herë, ka humbur besimin.

“Kur vjen Macron, vjen për të bërë njoftime, jo për të na dëgjuar”, thotë ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts