Trazirat në Gaza, Hamas: Nuk ka vija të kuqe për t’iu përgjigjur agresionit izraelit

Brigadat Izz ad-Din Al-Qassam, krahu ushtarak i grupit Hamas, ka paralajmëruar Izraelin se nuk do të ketë vija të kuqe në përgjigjen ndaj sulmeve në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Nuk ka vija të kuqe kur bëhet fjalë për t’iu përgjigjur agresionit”, tha Abu Ubaida, zëdhënësi i grupit në një fjalim televiziv të transmetuar nga TV Al-Aqsa. Zëdhënësi përsëriti mbështetjen e grupit për Kudsin duke përshkruar qytetin e shenjtë musliman si “fokusi i konfliktit, ikona e betejave dhe shkas për kryengritje”, duke shtuar se ata janë gati të sakrifikojnë gjithçka për të mbrojtur qytetin dhe Xhaminë Al-Aksa., shkruan AA.

“Armët tona dhe akumulimi ynë i fuqisë janë për hir të tokës sonë, mbrojtjes së popullit tonë dhe fitores së të shenjtave tona”, tha Abu Ubayda. Ai gjithashtu përkujtoi udhëheqësit e grupit duke përfshirë komandantin e qytetit të Gazës Bassem Issa, të cilët u vranë nga sulmet ajrore izraelite të mërkurën duke i cilësuar ata si “heronj”.

Abu Ubayda tha se beteja e vazhdueshme me Izraelin është unike për shkak të qëndrimit të bashkuar nga të gjithë palestinezët për t’i rezistuar agresionit izraelit.

Zëdhënësi gjithashtu siguroi palestinezët se priten më shumë surpriza për të thyer fortesat izraelite, duke shtuar se sulmet e Al-Qassam kanë “ekspozuar cenueshmërinë e armikut”.

“Pavarësisht diferencës në aftësitë ushtarake, ne kemi drejtuar sulme masive me raketa. Asnjë vend nuk ka guxuar t’ju shkaktojë qoftë edhe një të dhjetën e këtyre dëmeve që nga Nakba”, shtoi ai, duke iu referuar dëbimit të palestinezëve nga sionistët në vitin 1948 për të hapur rrugën e krijimit të shtetit të Izraelit.

“Vendimi për të bombarduar Tel Avivin, Kudsin, Dimona, Ashkelon, Ashdod, Beersheba është më i lehtë për ne sesa të marrësh një gllënjkë ujë”, tha zëdhënësi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *