
Tre anije të tjera me produkte bujqësore ukrainase u nisën nga portet e Chornomorsk, Odesa dhe Pivdennyi.
Lajmi u njoftua nga Ministria e Infrastrukturës së Ukrainës në Telegram.
“Tre anije me 84,000 tonë produkte bujqësore u larguan nga portet e Odesës së Madhe. Ato po shkojnë drejt konsumatorëve në Afrikë dhe Azi,” thuhet në raport.
Midis anijeve janë SUPER ARSENAL, që transporton 27,500 tonë misër për Tunizinë, dhe SEA LUCK, i cili do të dërgojë 13,500 tonë grurë në Algjeri.
Ukraina ka eksportuar tashmë 7.4 milionë tonë grurë që nga nisja e anijes së parë me ushqime ukrainase.
Në total, 334 anije me produkte bujqësore tashmë janë larguar nga portet e Ukrainës për në vendet e Azisë, Evropës dhe Afrikës.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al