Tre astronautë kthehen të sigurtë nga hapësira

Tre astronautë realizuan një kthim të sigurt në Tokë pasi kaluan gjashtë muaj duke punuar në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS), njoftoi NASA.

Astronautja amerikane Kate Rubins dhe kozmonautët rusë Sergej Ryzhikov dhe Sergey Kud-Sverchkov u larguan nga stacioni me anijen kozmike Soyuz MS-17 dhe u ulën në juglindje të qytetit Dzhezkazgan në Kazakistan në ora 04:55 sipas kohës lokale, theksohet në deklaratën e agjencisë.

Misioni i Rubins, Ryzhikov dhe Kud-Sverchkov filloi më 14 tetor të vitit të kaluar dhe ata janë kthyer në Tokë pas 185 ditësh në hapësirë.

Sipas agjencisë hapësinore ruse Roscosmos, ekuipazhi kreu dhjetëra eksperimente në fusha të ndryshme të shkencës, duke përfshirë mjekësinë, biologjinë hapësinore, bioteknologjinë dhe proceset fiziko-kimike.

“Gjatë ekspeditës gjashtëmujore, anëtarët e ekuipazhit rus të ISS-64 kryen 44 eksperimente, nga të cilat 41 përfshinin kozmonautët”, thuhet në deklaratën e agjencisë.

“Ekuipazhi kaloi 579,5 orë në programin kërkimor. Në të njëjtën kohë, u kryen 614 seanca eksperimentesh, nga të cilat 501 përfshinin kozmonautët”, theksohet më tej.

NASA tha se Rubins kaloi qindra orë “duke mbështetur hetimet që ajo bëri gjatë misionit të saj të parë, duke përfshirë hulumtimet e zemrës dhe studime të shumta të mikrobiologjisë”.

“Ajo avancoi punën e saj në sekuencën e ADN-së, e cila mund t’u mundësojë astronautëve të diagnostikojnë një sëmundje në hapësirë ose të identifikojnë mikrobe që rriten në stacionin hapësinor”, theksohet në deklaratën e NASA-s.

Pas kthimit të tre astronautëve, tani në ISS kanë mbetur shtatë anëtarë të ekuipazhit, dy nga Rusia, katër nga SHBA-ja dhe një nga Japonia/AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *