Tre liderë të BE pritet të takohen me Zelensky-n në Kiev

19:06 15/03/2022

Kryeministri i Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë pritet që të takohen pasditen e kësaj të marte me presidentin e Ukrainës Vlodomyr Zelensky në Kiev.

Të tre liderët synojnë të paraqesin një paketë të gjerë mbështetjeje për Ukrainën pas një udhëtimi simbolik që synon të tregojë solidaritetin europian me popullin ukrainas.

Sipas asaj që shkruan BBC, tre kryeministrat raportohet se e kaluan kufirin me Ukrainën mëngjesin e sotëm përpara se të udhëtonin drejt kryeqytetit me tren.

Vizita vjen në një kohë kur Rusia vijon sulmet e saj në Kiev e ku së shpejti do të hyjë në fuqi shtetrrethimi që pritet të zgjasë deri të enjten. Nuk dihet se si do të ndikojë shtetrrethimi në vizitën e tre liderëve./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.