Tre senatorët e vaksinuar pozitivë me Covid-19

11:03 20/08/2021

Senatorët në SHBA shprehen se kanë simptoma të lehta e bëjnë thirrje për vaksinim

Tre senatorë amerikanë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus pavarësisht se ishin të vaksinuar.

Senatori i pavarur Angus King nga shteti i Mejnit, senatori republikan nga Misisipi, Roger Wicker dhe senatori demokrat nga Kolorado, John Hickenlooper deklaruan se kanë rezultuar pozitivë pas testeve të kryera.

Pothuajse të gjithë anëtarët e Senatit kaluan shumë orë së bashku në dhomën e Kongresit javën e kaluar në një seancë për votimin e buxhetit para se të largoheshin nga Uashingtoni për pushimet e Gushtit.

Senatori King tha se filloi të ndjente ethe të mërkurën çka e shtyu të bënte testin pas rekomandimit nga mjeku i tij.  

Ndërsa Senatori Wicker ishte i imunizuar me të dyja dozat e vaksinës antiCovid, por nuk i shpëtoi prekjes nga virusi, megjithatë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe në vetëizolim.

Ndërsa Senatori Hickenlooper i Kolorados pasi rezultoi pozitiv me Covid u vetëizolua dhe u bëri thirrje amerikanëve që të vaksinohen, por dhe të marrin doza përforcuese vaksine.

Këto raste të koronavirusit në mesin e të vaksinuarve vijnë një ditë pasi zyrtarët shëndetësorë amerikanë njoftuan planet për të ofruar një dozë përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 për amerikanët. Ata thanë se dozat përforcuese janë të nevojshme për të rritur mbrojtjen e amerikanëve kundër variantit Delta mes shenjave të dobësimit të efektivitetit të vaksinave me kalimin e kohës.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *