Tre viktima dhe dy të plagosur nga sulmi në Izrael

23:24 05/05/2022

Autoritetet dyshojnë për një sulm terrorist

Të paktën 3 persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë si pasojë e një sulmi në qytetin qendror izraelit Elad.

Policia tha se incidenti ndodhi teksa qytetarët po kremtonin festën e pavarësisë dhe se dyshimet e para janë se ky mund të jetë një sulm terrorist.

Javëve të fundit Izraeli është përfshirë në një mori sulmesh nga palestinezët dhe anëtarët e pakicës arabe të cilët kanë vrarë mbi 15 persona dhe plagosur disa të tjerë, në sulme që kanë shënjestruar kryesisht civilët.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com