“Tre vite më parë askush se besonte se do arrinim këtu”, Bonuçi karikon “axurrët”: Nuk do të ketë alibi për humbjen!








Italia dhe Anglia do të përballen në stadiumin mitik ‘’Wembley’’ të dielën e 11 korrikut për finalen e Kampionatit Europian.

bonuci

Para sfidës me ‘’3 Luanët’’, Leonardo Bonuçi karikoi skuadrën duke folur gjatë në konferencën për shtyp.

FITOTJA– Triumfi të dielën do të ishte e rëndësishme për futbollin italian, për çdo lojtar, për Federatën dhe do të anulonte vitin e vështirë që lamë pas. Do të ishte një gëzim i madh dhe besim për popullin italian. Që kur Mançini u vu në krye të ekipit kombëtar e kuptova menjëherë se do të kishim arritje, pas zhgënjimit të Kupës së Botës 2018 të humbur. Shtoi cilësi në skuadër dhe kjo bën të fitosh. Tre vjet më parë dukej utopi të ishim në finale të Kampionatit Evropian, por një vit përvojë më shumë na ndihmoi.

OBJEKTIVI– Ne mendojmë vetëm për të luajtur futboll, për t’u argëtuar dhe për të sjellë entuziazëm. Mezi presim, pjesa tjetër janë fjalë të kota. Unë jam shumë i qetë, shpresoj të përcjellë këtë ndjenjë edhe te shokët e mi të skuadrës, kam përjetuar shumë ndjesi të ngjashme edhe në Ligën e Kampionëve. Do të jetë një ndeshje që do të sjellë argëtim në Itali, Angli.

FRIKA– Ndeshja në Wembley do të jetë thjesht një nxitje për të bërë diçka historike. Ne do të jemi në shtëpinë e anglezëve, por kjo nuk na frikëson.

ALIBIA– Alibi në rast humbje nuk do të ketë, madje as lodhje. Kishim shumë kohë për t’u rikuperuar, të dielën do të jemi gati për betejë. Presidenti Matarela do të jetë i pranishëm. ne duam t’i japim gëzim atij dhe gjithë popullit italian. Unë i ftoj të gjithë tifozët të festojnë një fitore të mundshme me më shumë respekt, por pas fitores me Spanjën pashë skena në rrugë që nuk duhet të përsëriten më.

KUNDËRSHTARI– Anglia ka sulmues shumë të fortë, duhet të jemi të vëmendshëm, kanë shpejtësi nga krahët dhe sulmues qendre të fortë. Kane nuk është zbuluar tani, ai është ndër më të mirët në botë, si sulmuesit që u ndeshëm në ndeshjen e fundit. Gjithashtu dhe mbrojtja e Anglisë është shumë e mirë, me Stons dhe Meguajer.

MORATA– Kundër Spanjës më erdhi keq që nuk e pashë Moratën në fushë, edhe pse e kam mik mjafton të jetë në fushë, dhe pse kundërshtar.. Kur hyri bëri të tijat, më vjen keq që iu desh të vuante.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *