Tre vjeçarja i mbijeton vdekjes falë dhurimit të mëlçisë nga i ati, dëshmi të rastit me hepatit që po trondit botën

Rastet e shtuara të hepatitit tek të miturit, kanë vënë në alarm tërë botën, ndërsa dëshmitë mbi fëmijët që kanë pasur nevojë për transplant të mëlçisë për të mbijetuar, janë rritur.

Lola-Rose Raine, një tre vjeçare nga Gravesend, Kent, është një nga gati 170 fëmijët që janë infektuar me hepatit.

Simptomat saj nisën fillimisht me të vjella, por gjendja u bë shqetësuese kur prindërit vunë re një nuancë të verdhë në sytë e saj, shenjë kjo dalluese e hepatitit.

Analizat në spital zbuluan se mëlçia e saj nuk po punonte normalisht dhe ajo u dërgua në një njësi të specializuar në spitalin Kings College në Londër në mars.

Por disa ditë pasi mbërriti mëlçia e saj filloi të mos funksiononte dhe mjekët u detyruan ta vinin në koma dhe t’i hiqnin organin e sëmurë, duke i dhënë asaj vetëm disa orë për të jetuar nëse nuk kryhej transpalnti i një mëlçie të re, raportoi Daily Mail.

Babai i saj Alan Raine, 27 vjeç, dhuroi një pjesë të mëlçisë së tij për të shpëtuar vajzën që ishte thuajse e vdekur, një operacion që zgjati shtatë orë.

Pavarësisht se i ishte thënë për rreziqet, zoti Raine tha se ishte një zgjedhje midis dhurimit të mëlçisë ose “shqyerjes së zemrës” duke parë fëmijën e tij duke vuajtur apo humbur jetën.

Fillimisht është bërë një analizë që të kuptohej nëse të paktën një nga prindërit kishte përputhshmëri dhe mund të dhuronte mëlçinë për vajzën, por nëna e saj nuk ishte e përshtatshme edhe pse kishin të njejtin grup gjaku.

Fatmirësisht analiza e cila konfirmoi të atin si dhurues, erdhi ndërkohë që mjekët i kishin dhënë vogëlushes vetëm pak orë jetë.

“Ne po shikonim fjalë për fjalë vajzën tonë të vogël të vdiste para syve tanë. Nuk kam asnjë ide se si ta shpjegoj ndryshe. Ishte sikur dikush të kishte hyrë në kraharor dhe të të kishte shqyer zemrën. Ata mund të më kishin thënë se nuk do t’i mbijetoja operacionit dhe ajo do të mbijetonte dhe unë sërish do të kisha pranuar. E vetmja gjë që mund të mendoja ishtre se mund ta noihmoja”, tha ai.

Pothuajse një muaj pas operacionit, Lola-Rose ka rikuperuar plotësisht dhe do të dalë nga spitali këtë javë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.