Trefishohen tarifat e parkimit për fuoristradat në Paris

trefishohen tarifat e parkimit per fuoristradat ne paris

20:37 06/02/2024

Banorët e Parisit në Francë kanë votuar përmes një referendumi që tarifat e parkimit për automjetet fuoristrada të trefishohen. Referendumi u mbajt të dielën dhe 54.6% e parisienëve votuan në favor të tarifave speciale të parkimit për fuoristradat.

Nisma ka të bëjë me ndotjen e ajrit dhe synon që shoferët të cilët posedojnë makina luksoze, të tilla si fuoristrada, duhet të paguajnë më shumë pasi janë edhe ndotëse më të mëdha të ambientit.

“Parisienët kanë bërë zgjedhje të qartë. Qytetet e tjera do ta ndjekin”, tha kryebashkiakja socialiste e Parisit, Anne Hidalgo.

Tarifat e reja të parkimit në Paris do të hyjnë në fuqi në fillim të muajit Shtator. Parkimi në rrugët e Parisit për fuoristradat ose mjetet 4X4 do të shkojë në 18 Euro për 1 orë në qendër të kryeqytetit dhe 12 Euro në orë në zonat e tjera.

Këto çmime do të aplikohen për automjetet që peshojnë më shumë se 1.6 ton, qofshin me motor me karburant apo hibride, si dhe për ato automjete elektrike që peshojnë më shumë se 2 ton. Por këto tarifa të reja të parkimit nuk do të aplikohen për banorët rezidentë të Parisit.

Nga këto çmime parashikohet që të preken rreth 10% e automjeteve në Paris që do të mbushin arkën e Bashkisë së Parisit me rreth 35 milionë Euro në vit.

/tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts