Tregu i telefonave inteligjentë në vlera rekord rritjeje

08:20 02/06/2021

Përdorimi i tyre po zgjerohet edhe tek moshat shume të reja, Android humb terren

Sipas një studimi të bërë nga IDC Worldwide, dërgesat e smartphone-ve parashikohet të arrijnë 1,38 miliardë njësi deri në fund të vitit  2021 një rritje prej 7.7 % krahasuar me vitin 2020.

Kjo tendencë pritet të ketë ngritje më të madhe edhe në vitin 2022, ku rritja nga viti në vit do të jetë 3,8%, me dërgesa prej 1,43 miliardë njësish.

Pothuajse 50% e të gjitha dërgesave vjetore të telefonave inteligjentë 5G pritet të shkojnë në Kinë, ndërsa kërkesa për telefona me rreze të mesme dhe të ulët 4G është akoma e fortë në tregjet në zhvillim duke pasur parasysh edhe ngadalësimin e blerjeve të shkaktuara nga pandemia.

Sipas përfaqësuesve të IDC kjo rritje shikohet edhe krahasuar me shitjen e produkteve si tabletat, TV dhe pajisje inteligjente të shtëpisë etj. Por IDC parashikon që kostoja mesatare e shitjes për telefonat Android 5G pritet do të bjerë 12% duke pretenduar se çmimi i tyre do të mbërrijë nën 400 Dollarë në 2022.

Klan News

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *