Trekëndëshi i Bermundës/ Basha: Nuk përfshiva Presidentin si institucion, por Ilir Metën si person. Në dy javët e fundit u bë aseti i Ramës, shkatërroi fushatën e…








Gjatë intervistës për “Zërin e Amerikës“ kreu i PD Lulzim Basha sqaroi deklaratat e bëra në Parlament për trekëndëshin e Bermudës, duke u shprehur se në pohimet e tij nuk përfshinte presidentin si institucion, por personin Ilir Meta.

Basha meta 1

Ka qenë Ilir Meta pjesë, personi Ilir Meta, i cili nëse më pyesni, dy javët e fundit të fushatës ka qenë aseti më i madh i Edi Ramës, shkatërruesi i fushatës në bindjen time, të LSI-së në veçanti në disa zona elektorale nga Vlora në Elbasan dhe në veçanti në javët e fundit me qëndrimet e tij, ka çuar ujë tek mulliri i Edi Ramës”, thotë Basha.

PJESË NGA INERVISTA

Zëri i Amerikës: Zoti Basha edhe një pyetje të fundit. Pak kohë më parë ju në parlament folët për atë që e quajtët Trekëndëshi i Bermudës, Trekëndëshi i të keqes, ku përfshitë Zotin Rama, zotin Berisha por edhe presidentin Meta. Çfarë ka ndodhur mes jush dhe presidentit Meta sepse deri tani nuk ju kishim dëgjuar të shprehnit kundërshti për veprimet e tij, madje ju e keni mbështetur edhe ne veprimet që ai ka ndërmarrë.

Lulzim Basha:Jo, nuk ka qenë presidenti Meta i përfshirë në trekëndëshin e Bermudës. Ndaj presidentit dhe qëndrimeve të tij të drejta në raport me kushtetutën ne kemi mbajtur qëndrime të qarta mbështetëse, madje më shumë se LSI-ja. Ka qenë Ilir Meta pjesë, personi Ilir Meta, i cili nëse më pyesni, dy javët e fundit të fushatës ka qenë aseti më i madh i Edi Ramës, shkatërruesi i fushatës në bindjen time, të LSI-së në veçanti në disa zona elektorale nga Vlora në Elbasan dhe në veçanti në javët e fundit me qëndrimet e tij, ka çuar ujë tek mulliri i Edi Ramës.

Pra, kur përmend trekëndëshin e Bermudës, përmend personin Ilir Meta, politikanin Ilir Meta dhe jo institucionin e presidentit të cilit i kemi dalë në krah sa herë ka qenë në krah të kushtetutës. Por, përsa i përket pjesës tjetër mund të flasim gjatë. Jam i sigurt që do ketë akuza e sulme të shumta. Kalërimi i kulturës së linçimit, gënjeshtrave, spekulimeve të ndodhura këto dy muaj është gjëja më e thjeshtë, por edhe unë jam i qartë, i vendosur dhe më i fortë se kurrë nga forca e demokratëve për të qëndruar përballë çdo trekëndëshi dhe çdo kombinimi interesash personale të një grushti sado të fuqishëm por të vogël njerëzish që sot qëndrojnë përballë shumicës së shqiptarëve. Ne do t’i japim zë shumicës së shqiptarëve, ne do ta çlirojmë shumicën e shqiptarëve nga interesat personale, nga frika dhe hallet personale që mbajnë peng Shqipërinë dhe zhvillimin e saj demokratik dhe perëndimor.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.