
15:54 06/08/2023
Aksidenti tragjik ndodhi në jug të vendit
Dalja nga shinat e një treni pasagjerësh në Pakistan, në provincën jugore të Sindh-it, që ndodhet rreth 275 km larg Karaçit u ka kushtuar jetën të paktën 30 personave. Por autoritetet raportojnë se numri i viktimave mund të jetë edhe më i madh dhe se mund të rritet nga ora në orë. Sipas një zyrtari hekurudhor deri më tani 100 persona janë lënduar nga aksidenti që ndodhi këtë të diel.
Zyrtaret shtetërorë thanë se hetimet fillestare treguan se treni po udhëtonte me shpejtësi normale dhe ata po përpiqeshin të përcaktonin se çfarë çoi në daljen nga shinat. Dyshimet janë se aksidenti tragjik ndodhi për shkak të sistemit të vjetër hekurudhor të Pakistanit.
Të plagosurit janë dërguar në spitalet më të afërt ndërsa është shpallur gjendja e emergjencës në strukturat pritëse për të përballuar fluksin e qytetarëve që nxirren nga rrënojat.
Aksidentet në rrjetin e vjetër hekurudhor të Pakistanit janë të zakonshme. Të gjitha qeveritë e viteve të fundit janë përpjekur të sigurojnë fondet e nevojshme financiare për të modernizuar rrjetin.
Tv Klan
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al