Treni përplaset me një minibus në Bangladesh, 11 të vdekur dhe 4 të plagosur

Të paktën 11 persona u vranë kur një tren u përplas me një minibus turistik të premten në një vendkalim hekurudhor në Bangladeshin juglindor.

Të paktën 4 persona u plagosën rëndë në aksidentin në distriktin Chattogram të Bangladeshit, rreth 242 km në juglindje të kryeqytetit Dhaka, rreth orës 13:45 me orën lokale, tha Kabir Hossain, oficer përgjegjës i stacionit të policisë lokale Mirsharai.

Treni që po udhëtonte për në qytetin port detar Chattogram nga Dhaka u përplas me minibusin e pasagjerëve në një vendkalim të nivelit.

“Të 11 të vdekurit, përfshirë shoferin, ishin në mikrobus”, tha zyrtari i policisë, duke shtuar se të gjithë ishin turistë që shkonin drejt ujëvarës Khoiyachora në zonën Mirsharai në rrethin Chattogram.

Minibusi u ngjit në shina duke injoruar sinjalin, u tha gazetarëve Ansar Ali, një zyrtar hekurudhor.

Minibusi u tërhoq zvarrë në një distancë të shkurtër nga treni para se të ndalonte, shtoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts