Triliona dollarë për frenimin e ndryshimeve klimatike

21:01 12/11/2021

Dita e fundit e samitit të Glasgow-t, diskutime për marrëveshjen

Triliona dollarë në vit mund të jenë të nevojshme për të frenuar ndryshimet klimatike në gjithë globin. Në këtë përfundim arrin komiteti shkencor për klimën i Kombeve të Bashkuara, që ka gati një raport të detajuar prej 4 mijë faqesh ku parashikohen të gjitha kostot e planeve për frenimin e pasojave negative për ndryshimin e klimës. Projektet nisin nga viti 2022 deri në 2050.

Raporti po diskutohet në ditën e fundit të samitit për klimën që po zhvillohet në Glasgou, në përfundim të të cilit parashikohet të dilet në një marrëveshje të përbashkët që do të nënshkruhet nga përfaqësues të 200 shteteve dhe territoreve.

Aktualisht, përfaqësuesit po diskutojnë për pikat e marrëveshjesh, ku në fokus, krahas kostove të projekteve janë edhe objektivat për reduktimin e djegies së qymyrit dhe karburanteve fosile, që çlirojnë masivisht dioksid karboni në atmosferë.

Liderët ranë dakord që në nisje të samitit të punojnë për të frenuar rritjen e temperaturës mesatare globale në mbi 1.5 gradë Celsius, krahasuar me nivelet paraindustriale, që mund të shkaktojë rritjen katastrofike të nivelit të deteve, përmbytje masive dhe zjarre të vazhdueshme.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *