Trimi Poçetino, ja sa herë ishte zëvendësuar Leo Mesi në 4 vitet e fundit





Mauricio Poçetino bëri një zgjedhje kurajoze kur vendosi që të thërrasë në stol Lionel Mesin të dielën në minutën e 76-të. Për disa ky vendim u pa sikur kurora e argjentinasit kishte vendosur që të peshonte pak, ndërsa për të tjerë trajneri mori vendimin më të duhur, duke qenë se në fund PSG-ja arriti të marrë tri pikët ndaj Lionit, në frymën e fundit.

Mesi dhe Pocetino

Gjithsesi, të shohësh një si “Pleshti” që të thirret në stol, aq më tepër në momentin që ndeshja është në barazim lë një shije të keqe.

Por nëse i lëmë paragjykimet, Mesi nuk është se një zgjedhje të tillë nga trajnerët e ka vuajtur shumë në karrierën e tij. Ajo që i ndodhi të dielën ishte hera e tretë në 4 vite, pas asaj të 9 janarit 2021, por Barcelona fitonte 4-0 me Granadën (kishte shënuar 2 gola) dhe akoma më shumë në janar të vitit 2018, në një ndeshje të Kupës së Mbretit ndaj Selta Vigos, në të cilën kishte realizuar gjithashtu një dopietë.

Në aventurën e mëparshme te Barça, Mesi ishte zëvendësuar vetëm 17 herë në 370 ndeshje të La Ligas, ndërsa në total karriera e tij flet për 54 zëvendësime në 522 ndeshje. Shkurt, Poçetino ishte më shumë se kurajoz me zgjedhjen e bërë prej tij…

STATISTIKAT E LEO MESIT NDAJ LIONIT SIPAS “SOFA SCORE”, EKSKLUZIVISHT PËR “PANORAMA SPORT”: 

Statistikat e Leo Mesit

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *