Tritan Shehu analizon dy vitet e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB: Mundësi e humbur! Asnjë koordinim me Kosovën

tritan shehu analizon dy vitet e shqiperise ne keshillin e sigurimit ne okb mundesi e humbur asnje koordinim me kosoven
tritan shehu analizon dy vitet e shqiperise ne keshillin e sigurimit ne okb mundesi e humbur asnje koordinim me kosoven

Për deputetin e Partisë Demokratike, Tritan Shehu dy vitet e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB ishte një mundësi e humbur, pasi siç analizon ai, vendi ynë u paraqit në atë tryezë pa një objektiv real.

Me anë të një postimi në Facebook, Shehu shkruan se “Qeveria keq përdori ate qe u be realitet pas nje angazhimi prej vitit 2006, pjesëmarrjen per dy vite ne KS te OKB e drejtimin e tij për gjashte muaj”.

Sipas Shehut, Shqipëria gjatë dy viteve në atë këshill nuk pati asnjë koordinim me Kosovën.

“Pa asnjë pozicion konsistent ndaj provokacioneve edhe të armatosura, te Serbisë ndaj Kosovës, lidhjeve umbilikale te saj me Rusinë si themel i tyre”, shkruan deputeti i PD.

Reagimi i Tritan Shehut

Dy vjet ne KS per nje “batute”; mundesi e humbur!

Sepse politika e jashteme nuk behet me batuta.

Ajo zhvillohet me strategji afat gjate e seriozitet, objektiva te qarta…

Qeveria keq përdori ate qe u be realitet pas nje angazhimi prej vitit 2006, pjesëmarrjen per dy vite ne KS te OKB e drejtimin e tij për gjashte muaj.

U paraqitem te corganizuar, pa inisiativa substanciale, per tu mbajtur mend.

Ajo mundesi u perdor ne funksion te “kultit te individit” te Rames, por dhe ai vete do te kujtohet vetem per nje “batute”, asgje me shume.

Ne u paraqitem ne ate tryeze shume te rendesishme pa asnje objektiv real ne funksion te vendit tone, Kosoves e Rajonit.

Pa asnje koordinim me Kosovën gjate dy viteve aty.

Pa asnjë opsion dobiprurës per Rajonin e rrugën europiane te tij.

Krejt te zbehte për interferencat e Rusisë ne Rajon, aksit Serbi-Rusi ne kete kontekst, duke mbetur edhe ne Neë York peng i “Ballkanit te hapur”.

Pa asnje pozicion konsistent ndaj provokacioneve edhe te armatosura, te Serbise ndaj Kosoves, lidhjeve umbilikale te saj me Rusine si themel i tyre.

Pa asnjë plan presioni mbi Serbinë ne vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, qe do te ishte kjo edhe nje ndihme reale per ate, Rajonin, si dhe per Ukrainën.

Me nje qëndrim te mjegullte, pa ”bosht” per situatën e krijuar ne Gaza si pasoje e sulmit kriminal ndaj Izraelit te organizatës terroriste Hamas.

Ndarja nga ShBA ne disa votime ne ate kontekst, tregoi dyzim, mungese konsekuencë me nje devijim nga interesat tona.

Pa asnjë dyshim kjo nen kondicionimin e te treteve, larg pozicionit tone.

Këto e te tjera, janë gabime te renda strategjike, qe nuk lidhen me stafin diplomatik aty, por me vizione udhëheqëse te deformuara.

Prandaj ai dy vjecar ishte se paku një mundësi e humbur.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts