Tritan Shehu takon banorët në Tepelenë: Të infektuarit nga COVID-19 të lënë në mëshirë të fatit nga qeveria

SHPËRNDAJE

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu u takua sot me infermierin Xhelil Halili, në Tepelenë.

shehu

Shehu u njoh me problematikat që ndeshen banorët në Tepelenë e sidomos të prekurit me COVID-19 të cilët janë braktisur nga përkujdesi shëndetësor.

“Kostot financiare janë të papërballueshme për pjesën më të madhe të të prekurve me këtë virus, ndërkohë që mjekët e familjes gjenden të pambrojtur për t’u shërbyer atyre.

Në Tepelenë sot të sëmurët me Covid trajtohen në kushte shtëpiake me terapi spitalore ndërkohë që shpenzimet e mjekimit, analizave etj paguhen direkt nga pacientët pa asnjë lloj rimbursimi. Spitali Rajonal i Gjirokastrës vazhdon i mbyllur për pacientët e kësaj kategorie ndërkohë që detyrohen marrin udhët për në spitalet e tejngarkuara të kryeqytetit”, tha Shehu.

Për Shehun kaosi është prezent në Tepelenë ashtu si në të gjithë Shqipërinë pasi sistemi shëndetësor dhe menaxhimi i kësaj pandemie nga qeveria në ikje, ka rezultat veçse dështimin.





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *