
08:22 14/03/2022
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mbrëmjen e së dielës në fshatin Vërdovë të Pogradecit rreth orës 22:50.
Në portën e jashtme të murit rrethues të banesës së Arben Xhukellari ishte vendosur një sasi tritoli. Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale pasi është dëmtuar porta e jashtme e oborrit dhe xhamat e derës.
Ndërkohë, 44-vjeçari Xhukellari të cilit iu vendos lëndë plasëse ka qenë me masë sigurie arrest shtëpie, pasi akuzohej për shpërdorim detyre për shkak se kishte lejuar prerjen e druve. Ai ka mbajtur detyrën e inspektorit të pyjores në Bashkinë Pogradec.
Mësohet se 44-vjeçari nuk ka konflikte me persona të tjerë, megjithatë uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. /tvklan.al
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al