Triumfi në Kupën e Italisë, ja sa milionë euro futën në xhep bardhezinjtë e Juventusit

triumfi ne kupen e italise ja sa milione euro futen ne xhep bardhezinjte e juventusit































Juventusi nuk arrin që t’i japë një pamje më pak të shëmtuar sezonit të tij, por në fund arrin që të ketë një arsye për të qeshur, pas një faze të dytë të denjë për një skuadër që lufton për mbijetesë.

juve

Gjithsesi, fitorja e Kupës së Italisë nuk është vetëm një motiv festë për “Zonjën e Vjetër”, por sjell në arkat e klubit edhe një buxhet prej 23 milionë eurosh, i rëndësishëm për rithemelimin e skuadrës së sezonit te ardhshëm.

Falë suksesit në Kupë, përfshirë këtu edhe 30 për qind të biletave të shitura, Juventusi ka arkëtuar 9.6 milionë euro, të cilave u shtohen edhe 6.5 milionë nga federata, si pjesëmarrëse e Superkupës së Italisë, e cila do të luhet në Arabinë Saudite me 4 skuadra.

Por në të njëjtën kohë, arabët ofrojnë edhe një bonus prej 7 milionësh për secilën skuadër që e çon fitimin e Juves në gati 23 milionë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts