Ceremonia e dorëzimit të trofeut të “Topit të Artë” ka nisur me çmimin e dhënë për lojtarin më të mirë të ri, trofeun “Kopa”.
Një çmim shumë i veçantë, pasi fituesi përzgjidhet nga ish-fitues të “Topit të Artë”, disa nga emrat më të shquar të futbollit botëror. Spanjolli Gavi ka fituar këtë vit duke mundur konkurrencën e Bellingam dhe Musiala.
“Është një nder për mua që marr këtë çmim, dua të falënderoj njerëzit që më kanë mbështetur në këtë moment të karrierës. Falënderoj edhe Barcelonën e ekipin e Spanjës”, tha i emocionuar lojtari i cili mori trofeun nga braziliani Ronaldo dhe fituesi i vitit të kaluar, Pedri.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al