Tronditen pozitat e Liz Truss në qeveri

tronditen pozitat e liz truss ne qeveri
tronditen pozitat e liz truss ne qeveri

[embedded content][embedded content]

22:38 16/10/2022

Joe Biden kritikon politikat ekonomike të Kryeministres britanike

Vetëm një muaj pasi u zgjodh në krye të qeverisë britanike, pozitat  e Kryeministres Lizz Trus janë tronditur. Konservatorët do të mblidhen këtë të hënë për të diskutuar mbi të ardhmen e saj mes ankesave mbi programin e dështuar të uljes së taksave. Një grup deputetësh i ka kërkuar asaj që të largohet teksa nga kjo situatë e trazuar tashmë kanë përfituar edhe laburistët që duan të vijnë me çdo kusht në pushtet.

Këta të fundit kanë deklaruar se nuk mund të angazhohen në bashkëpunim me qeverinë aktuale për uljen e tatimit mbi të ardhurat pavarësisht mbështetjes së mëparshme. Liz Truss emëroi kancelarin e ri të Financave Jeremy Hunt në përpjekje për të shpëtuar pushtetin e saj, pasi besimi iu zbeh si brenda Partisë së saj Konservatore, ashtu edhe në tregjet financiare ndërkombëtare.

Në një intervistë, kancelari i ri i Financave, ka këmbëngulur që Kryeministrja e tij Liz Truss të mbetej në krye të qeverisë. Nuk ka qenë vetëm politika e brëndshme në vend që ka kritikuar planin për uljen e taksave në Britanin e Madhe.

Pas tërheqjes së vëmendjes nga FMN, edhe Presidenit amerikan Joe Biden ka dhënë kritikat e tij mbi politikat ekononomike që po ndjek Lizz Truss.

“Unë mendoj se ulja e taksave për njerëzit e pasur në një kohë të tillë është thjesht … , nuk e di . Unë nuk jam dakord me politikën ekonomike të Britanisë së Madhe, megjithatë iu takon atyre të gjykojnë këtë situatë dhe jo mua”.

Më herët Shtëpia e Bardhë ishte treguar e rezervuar në dhënien e komenteve mbi planin e Trus përsa i përket uljes së tatimit mbi të ardhurat për britanikët.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts