Tronditëse/ Italiani mban për 2 vite trupin e pajetë të ëmës në dollap, në mënyrë që të përfitonte pensionin

Tronditëse është ajo që ka ndodhur në Milano. Një 50-vjeçar, mësohet se ka mbajtur kufomën e të ëmës për dy vite në dollap, në mënyrë që të përfitonte pensionin e saj prej 1700 euro në muaj. Kjo është zbuluar nga e dashura e 50-vjeçarit.

Mediat në Itali shkruajnë se disa ditë pas vdekjes, që ka ndodhur në vitin 2019 për shkaqe natyrore, burri mbështolli trupin e pajetë të gruas dhe e vendos në dollap. Ai e izoloi dollapin me dyshek dhe objekte të tjera të rënda, në mënyrë që të mos ndihej aroma e rëndë.

50-vjeçari është arrestuar tanimë nga autoritete dhe ka pranuar të gjithë shkeljen e bërë. Ndërsa, trupi i pajetë i gruas, i cili ishte i dekompozuar, pritet t’i nënshtrohet autopsisë, shkruajnë mediat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *