Tronditëse në SHBA, 17-vjeçarja donte të flinte, i dha fëmijës 9-muajsh fentanil me qumësht dhe e vrau

Një histori tronditëse e një nënë të re, e cila vrau foshnjën e saj. Ngjarja ndodhi në Florida të SHBA-ve, ku viktimë ishte një foshnjë 9-muajshe. Mediat e huaja raportojnë se nëna e fëmijës, një 17-vjeçare i ka dhënë fentanil në vend të qumështit sepse donte që ai të pushonte.

Ngjarja e paimagjinueshme ndodhi më 26 qershor kur mjekët dhe policia gjetën foshnjën pa puls në shtëpinë ku ai jetonte në zonën e Callahan. Pavarësisht përpjekjeve, foshnja 9 muajshe ndërroi jetë në spital. Fillimisht nëna e tij 17-vjeçare pretendoi se nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur, por më pas, pas pyetjeve të përsëritura nga policia, ajo ndryshoi disa herë historinë.

Megjithatë, pasi autopsia tregoi se kishte mjaftueshëm fentanil në sistemin e fëmijës për të vrarë 10 persona, nëna rrëfeu në riekzaminim se ishte e lodhur dhe donte të flinte ditën kur foshnja mori frymën e fundit.
Siç tha ajo në polici, 17-vjeçarja kishte mbushur një shishe me qumësht pluhur dhe një substancë që mendonte se ishte kokainë, por rezultoi se ishte fentanil.

“Kush e bën këtë? Cila nënë mund ta bëjë këtë? Kjo nuk është normale. Është i sëmurë. Është përtej imagjinatës time që një nënë mund t’i bëjë një gjë të tillë fëmijës së saj. Askush nuk duhet të humbasë jetën për shkak të kësaj droge, veçanërisht një fëmijë i pafajshëm”, tha një zëdhënës i policisë duke bërë të ditur detajet e rastit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts