Tronditëse, shkoi me shoqet për piknik, sulmohet nga qentë endacakë 20-vjeçarja italiane, ndërron jetë në vend

Tronditëse është ajo që ka ndodhur në Itali.

Mediat përtej Adriatikut shkruajnë se 20-vjeçarja Simona Cavallaro, është sulmuar nga një tufë qensh endacakë, teksa ishte duke shëtitur me disa shoqe të sajat në një zonë të pyllëzuar në Kalabri, të përshtatshëm për piknik.

Vajza ishte future më në thellësi të bimësisë ku u sulmua nga qentë, e për pasojë, ka ndërruar jetë në vend.

Policia dhe ambulance kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, por nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për fatin e vajzës.

Të gjithë janë prekur nga kjo ngjarje e rëndë dhe madje, turistët e shumtë e qytetit të Catanzaros janë frikësuar nga episodi. Pritet të ketë një kujdes të shtuar të autoriteteve, për qentë endacakë që enden nëpër hapësirën e parkut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *