Tronditet Brazili, adoleshenti me hanxhar vret dy fëmijë dhe një mësues në çerdhe

20:55 04/05/2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Brazil. BBC raporton se janë vrarë dy fëmijë dhe është plagosur dhe një mësuese në një çerdhe. Policia në një deklaratë ka bërë me dije se sulmi ka ndodhur nga një adoleshent, i cili kishte hyrë i armatosur me një hanxhar dhe sulmoi fëmijët e mësuesen.

Dëshmitarët tregojnë se kanë dëgjuar britma dhe të qarat e fëmijëve, por adoleshenti nuk ishte tërhequr dhe kishte sulmuar disa persona të tjerë, por fatmirësisht nuk ka të tjerë të lënduar.

Tashmë adoleshenti është arrestuar dhe do të merret në pyetje lidhur me motivet që e kanë shtyrë drejt këtij akti të rëndë. Edhe pse policia ka deklaruar se deri tani ka dy viktima, raportohet se numri i fëmijëve që kanë vdekur mund të jetë më i lartë.

Deri tani është zbuluar një pjesë e dinamikës së ngjarjes dhe mësohet se i riu ka sulmuar fillimisht mësuesit e më pas fëmijët që ishin në një dhomë.

Ngjarje të tilla kanë ndodhur dhe më herët në Brazil, ku në vitin 2011 u vranë 12 fëmijë dhe 22 të tjerë u plagosën rëndë pasi një 22-vjeçar hapi zjarr drejt shkollës./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *