Tronditet Dubai, shpërthim i fuqishëm në port. Zjarr, tym i zi dhe gjithçka e shkatërruar (Video)

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Dubai. Sipas raportimeve paraprake nga mediat ndërkombëtare, ngjarja ka ndodhur në portin Jebel Ali.

Dyshohet se zjarri ka shpërthyer në një kontenier me naftë të një anije të ankoruar në port. Shpërthimi ka ngjallur panik tek banorët e zonës, të cilët kanë thënë se dritaret dhe dyert e shtëpive të tyre ishin lëkundur në momentin e shpërthimit.

Akoma nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet për shkaqet e ngjarjes, ndërsa forcat e zjarrëfikëse kanë mbërritur në vendngjarje. Siç shihet nga pamjet e para të publikuara nga vendngjarja, qyteti luksoz i Emirateve të Bashkuara Arabe është “pushtuar” nga flakët dhe tymi i zi, ndërsa përreth gjithçka është shkatërruar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.