Tronditje në Perëndim për avionin e Ryanair

08:58 24/05/2021

Bjellorusia ul avionin dhe arreston gazetarin kritik

Fuqitë perëndimore dënuan me forcë uljen e detyruar të një avioni të kompanisë Ryanair që udhëtonte nga Athina në Vilnius me qëllim arrestimin e gazetarit, Roman Protasevich, kritik me regjimin e Bjellorusisë të Presidentit Aleksandër Llukashenko.

Udhëheqësit europianë e klasifikuan veprimin e Minksut “rrëmbim”, ndërsa Uashingtoni “një veprim tronditës “. Të dy palët kërkuan lirimin e menjëhershëm të gazetarit Roman Protasevich, i cili ishte qëllimi i operacionit të ushtrisë bjelloruse.

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, i bëri thirrje Bashkimit Europian të vendosë sanksione të reja ndaj Bjellorusisë edhe më të ashpra nga të kaluarat me qëllim rritjen e trysnisë ndaj regjimit.

Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit Europian, tha se “sjellja e egër dhe e paligjshme do të ketë pasoja të rënda”. Kryeministri polak Mateusz Moraiecki e quajti uljen e detyruar të avionit “veprim të paprecedentë terrorizmi shtetëror”.

Në Uashington, Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, e dënoi veprimin e Bjellorusisë si “tronditës” dhe shtoi se administrata e presidentit Joe Biden po koordinohet me partnerët për të vendosur hapat e ardhshëm.

Fillimisht avionët ushtarakë të Bjellorusisë e detyruan avionin e linjës Athinë – Vilnius të bënte ulje të detyruar në Minsk me pretendimin se kërcënohej nga një nga një bombë. Por pasi qentë anti-eksploziv nuk gjetën ndonjë bombë, policia gjeti dhe arrestoi gazetarin dhe aktivistin 26-vjeçar kritik me regjimin, Roman Protasevich.

Mediat shtetërore bjelloruse thanë se ishte vetë Presidenti Alexander Lukashenko që autorizoi personalisht një operacion të tillë. Avioni arriti në Vilnius shtatë orë më vonë nga orari zyrtar.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *