Trualli i Teatrit në pronësi të bashkisë/ Petrit Vasili: Qeveria doli mbi Gjykatën Kushtetuese. Kushdo që duartroket për ‘Drejtësinë me Regji’ të arkave të peshkut meriton…










Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas miratimit të vendimit të qeverisë, që ia kalon Bashkisë së Tiranës truallin e Teatrit Kombëtar.

vasili-teatri

Me anë të një postimi në Facebook, Vasili thotë se me këtë vendim qeveria ka dalë mbi Gjykatën Kushtetuese. Sipas tij, kjo tregon se Drejtësia e Re është thjesht një drejtësi e kapur nga rilindja dhe mbrojtëse e antiligjit.

Vasili më tej thekson se që jo vetëm askush nuk u ndëshkua për Teatrin, por fajtoret vazhdojnë te qete aferën mafioze të rrëmbimit të Teatrit.

“Pasi kemi dëgjuar përralla në shqip dhe anglisht se gjoja pandëshkueshme ia po merr fund dhe gjoja askush nuk është mbi ligjin po ndodh pikërisht e kundërta që edhe pritej..! Pandëshkueshme ia e qeverise vazhdon e paprekur dhe Drejtësia me Regji vazhdon me arka peshku e me ekskursionet neper Shqipëri”, thotë ndër të tjera Vasili.

Statusi i plotë i Petrit Vasilit

Drejtësia me Regji i garanton Pandeshkueshmerine mafias qeveritare, qe vazhdon duke i dhënë truallin e Teatrit Bashkisë!!

Gjykata Kushtetuese rrezoi pak kohe me pare vendimin e qeverise se rilindjes për kalimin e truallit të Teatrit Kombëtar Bashkisë së Tiranës!

Mbi këtë vendim antikushtetues e te paligjshëm u prish godina e Teatrit Kombëtar.

Te gjithë shqiptaret po prisnin ndeshkimin e fajtoreve duke filluar nga Kryeministri e me radhe per kete krim shteteror te permasave te tmerrshme.

Perkundrazi dje Qeveria i kaloi perseri truallin Bashkise se Tiranes duke dale edhe mbi Gjykaten Kushtetuese dhe duke provuar se Drejtesia e Re eshte thjesht nje drejtesi e kapur nga rilindja dhe mbrojtese e antiligjit.

Pasi kemi degjuar perralla ne shqip dhe anglisht se gjoja pandeshkueshmeria po merr fund dhe gjoja askush nuk eshte mbi ligjin po ndodh pikerisht e kunderta qe edhe pritej..!

Pandeshkueshmeria e qeverise vazhdon e paprekur dhe Drejtesia me Regji vazhdon me arka peshku e me eskursionet neper Shqiperi.

Jo vetem, qe askush nuk u ndeshkua per Teatrin, por fajtoret vazhdojne te qete aferen mafioze te rrembimit te Teatrit.

Drejtesia me Regji duke mos vepruar i jep te gjithe kohen qeverise qe te perfundoje aferat mafioze ku eshte parashperblyer.

Kushdo, qe duatroket per Drejtesine me Regji te arkave te peshkut e te druve te zjarrit ne Pogradec apo kanalit ne Lushnje, meriton vetem perbuzje dhe neveri si dhe tregon qarte ortakerine me mafian qeveritare.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *