Trualli i Teatrit në pronësi të bashkisë/ Veliaj flet nga Tokyo për vendimin e qeverisë: Është korrektuar sipas Gjykatës Kushtetuese! Na mundëson të ndërtojmë godinën e re








veliaj-bashkia-teatri

Nga Tokyo, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar vendimin e qeverisë, që i kalon në pronësi truallin e Teatrit Kombetar. Në një intervistë për News24, Veliaj u shpreh se ky vendim është korrektuar sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kryebashkiaku thotë se vendimi i Këshillit të Ministrave nuk bie ndesh me atë të Gjykatës Kushtetuese.

“Është reflektim i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ta bërë siç duhet VKM-në e Teatrit duke qenë se teatri i vjetër fizikisht nuk ekziston është vetëm trualli ai që kalon dhe jo trualli me një ndërtesë që tani nuk ekziston më. Është korrektuar sipas Gjykatës Kushtetuese kalimi i pronës tek Bashkia e Tiranës që na mundëson të vazhdojmë me procedurat për ndërtimin e Teatrit. Nuk bien ndesh me njëra-tjetrën vendimet e qeverisë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Meqë jemi në Tokio ajo që kam kuptuar në vende të tilla është që kombet ecin përpara kur nuk bllokohen projektet e mëdha.

Stadiumi këtu nuk është aq ndryshëm apo më i madh dhe më i bukur se Arena Kombëtare. Diferenca është që ne i bëjmë ndryshimet me shumë dhimbje. Stadiume si ky bëjmë dhe ne, e kemi bërë në Tiranë”, tha Veliaj.

Vendimi u publikua një ditë më parë në faqen zyrtare të Kryeministrisë dhe thuhet se prona me sipërfaqe 5 522.7 metër katror i kalon Bashkisë.

Ndërkohë në vendimin e Këshillit të Ministrave përcaktohet se Bashkisë Tiranë i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pasurisë, ta tjetërsojë atë apo t’ua japë të tretëve në përdorim.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *