Trudeau mban pushtetin, por nuk ka shumicë qeverisëse

10:08 21/09/2021

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau ka fituar zgjedhjet dhe do të vazhdojë të qëndrojë në pushtet, edhe pse nuk arriti qëllimin e tij për të patur një fitore të shumicës.

Nga ana tjetër, udhëheqësi i Konservatorëve dhe rivali i Kryeministrit Trudeau, Erin O’Toole, pranoi humbjen pas daljes së rezultateve të para. Partia e tij u rendit e dyta.

Liberalët e Trudeau kryesuan në 156 zona elektorale, ndërsa konservatorët në 122.

Dhoma e Komunave në Kanada përbëhet nga 338 vende dhe që një parti të ketë shumicën qeverisëse duhet të fitojë 170. Kjo do të thotë që Trudeau do të duhet të duhet të bëjë koalicion me parti tjetër për të patur shumicën qeverisëse në Dhomën e Komunave.

Pas shpalljes së rezultateve, Kryeministri Trudeau mbajti një fjalim përpara mbështetësve.

“Po na dërgoni sërish në punë me një mandat të qartë qeverisës. Ajo që kemi parë sonte është se miliona kanadezë kanë zgjedhur një plan progresiv”, u shpreh Trudeau.

Ndërsa rivali i tij tha se mbështetja për konservatorët është rritur, por duhet akoma më shumë punë për të fituar besimin e kanadezëve. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *