Trump: Biden po përpiqet të më burgosë

trump biden po perpiqet te me burgose
trump biden po perpiqet te me burgose

[embedded content][embedded content]

12:53 26/08/2023

Ironizon presidenti: Dukej shumë bukur në foto

Donald Trump akuzon presidentin Joe Biden si nxitës të proceseve penale ndaj tij, në të parin reagim pas paraqitjes dhe lirimit me kusht në procesin ku akuzohet për tentativë për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 2020-ës në Xhorxhia.

Për këtë çështje reagoi edhe vetë Joe Biden, i cili nuk hyri në polemika, por komentoi foton e të burgosurit që Donald Trump bëri në burgun e Xhorxhias, që e bën atë të parin president në historinë e Shteteve të Bashkuara me një foto të tillë.

“Djalë i pashëm” e quajti me ironi Biden, Trumpin e shfaqur në foto, por nuk pranoi të përfshihej në replika me të. Ndërsa ish-presidenti tha se proceset penale ndaj tij, “i kërrusuri Biden” siç e quan ai dhe e Fashistët e të Majtës Radikale, siç i etiketon demokratët po i përdorin si armë për t’a penguar të zgjidhet sërish president në 2024-ën.

Trump akuzon edhe liderët e partisë së tij, duke thënë se republikanët janë të paaftë për të ndaluar këtë abuzim dhe mashtrim. Sipas përllogaritjeve, vetëm për procesin e Xhorxhias, Trump mund të dënohet me deri 20 vite burg nëse shpallet fajtor dhe me deri 136 vite për të katër proceset penale në total me të cilat po përballet.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts