Trump: COVID-19 u përdor për të vjedhur zgjedhjet, por do të kthehemi në 2022

Mijëra persona u mblodhën dje për Donald Trump, në tubimin e parë post-presidencial në Ohio.

“Ne do të rimarrim Dhomën dhe Senatin në 2022”, theksoi ish-presidenti amerikan, Donald Trump.

Sipas ish-presidentit amerikan, administrata Biden është një katastrofë totale.

“Ajo po shkatërron vëndin tonë”, theksoi ai.

Trump u prit nga një grup ke t-shirte dhe kapela të kuqe Maga (Make America Great Again) dhe pankarta “Save America”.

“Ne do ta marrim shumë shpejt Amerikën. Kriza më e madhe është ajo e kufijve, së bashku me atë që ndodhi në zgjedhjet e vitit 2020.

Trump theksoi se kur administrata e tij u largua nga Shtëpia e Bardhë, ai trashëgoi kufirin më të sigurt në histori, muri funksionoi.

“Unë nuk dua të shkatërroj demokracinë, po përpiqem të shpëtoj demokracinë amerikane”, theksoi ish-presidenti amerikan duke akuzuar demokratët për përdorimin e COVID-19 për të “vjedhur zgjedhjet”.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *