“Trump dëshironte t’i dërgojë në Guantanamo pacientët me COVID-19”

Sipas fragmenteve të një libri të dy reporterëve të Washington Post, ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u përpoq që amerikanët e infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) t’i dërgojë në burgun ushtarak në Gjirin Guantanamo.

Sipas librit të botuar së fundmi, ish-presidenti Trump derisa fliste me ndihmësit e tij në sallën e konferencave ‘John F. Kennedy’ ka pyetur “A nuk kemi një ishull që zotërojmë”, duke shtuar më tej, “Po për Guantanamo-n”.

“Ne importojmë mallra. Ne nuk do të importojmë një virus”, ka theksuar Trump.

“Skenari i makthit: Brenda përgjigjes së Administratës Trump ndaj pandemisë që ndryshoi historinë” është shkruar nga dy gazetarët e Washington Post, Yasmeen Abutaleb dhe Damian Paletta. Ai përqendrohet në informacionin e marrë nga intervistat me mbi 180 persona, përfshirë stafin e Shtëpisë së Bardhe dhe zyrtarë të shëndetit publik.

Ai do të dalë në treg më 29 qershor, por Washington Post publikoi fragmente para botimit të librit.

Propozimi i ish-presidentit Trump për të dërguar amerikanët e prekur nga COVId-19 në Guantanamo shtangu ndihmësit e tij të cilët e rrëzuan idenë kur ai e shtyu atë për herë të dytë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *