
23:47 24/08/2023
Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka udhëtuar drejt Xhorxhias ku do të përballet me padinë e katërt penale për akuzat për përpjekje për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020 në këtë shtet.
Ish-presidentit ka të ngjarë t’i merren shenjat e gishtave dhe do të fotografohet në burgun Fulton County në Atlanta. Por ai nuk do të qëndrojë në burg pasi një gjykatës që po mbikëqyr çështjen e ndërhyrjes në zgjedhjet e Donald Trump në Xhorxhia, ka vendosur tashmë lirimin me kusht kundrejt 200,000 dollarëve garanci.
Sipas marrëveshjes së arritur me gjykatën Trump mund të mbetet i lirë në pritje të gjykimit për aq kohë sa ai nuk përpiqet të kërcënojë ose frikësojë dëshmitarët.
Trump mohon 13 akuza, të cilat i cilëson si të motivuara politikisht.
Tv Klan
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al