Trump do të qëndrojë larg debateve televizive

13:10 21/08/2023

Kandidatët e tjerë republikane pritet të marrin pjesë në debatin e së mërkurës

Debati i parë televiziv me kandidatët republikanë që garojnë për të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA do të zhvillohet pa ish-presidentin Donald Trump.

“Publiku e di se kush jam dhe ç’presidencë të suksesshme kam pasur”, shkroi ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë në faqen e tij të mediave sociale.

Ish-presidenti ka deklaruar për muaj të tërë se ai sheh pak përparësi në përballjen me rivalët e tij republikanë kur ata të mblidhen për herë të parë në qytetin Milwaukee të mërkurën, duke pasur parasysh epërsinë e tij në garë.

“Pse do të lejoja që njerëzit me 1% ose 2% ose 0% shanse të më bëjnë pyetje gjatë gjithë natës”?, tha ai në një intervistë në muajin Qershor me drejtuesin e Fox News, Bret Baier, i cili do të shërbejë si moderator i debatit të së mërkurës.

Trump gjithashtu ka kritikuar vazhdimisht Fox News duke thënë se është një “rrjet televiziv armiqësor”.

Ndërkohë, rivalët e Trump e kanë nxitur atë të shfaqet në debat dhe janë të shqetësuar se mospjesëmarrja e ish-presidentit amerikan do ti bëjë ata të duken si kandidatë të nivelit të dytë.

Shumë spekulojnë se vendimi i Trump bëhet për të vjedhur vëmendjen dhe për të dominuar mediat ndërkombëtare.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts