Trump fiton ndaj Haley në Karolinën e Jugut

trump fiton ndaj haley ne karolinen e jugut

08:41 25/02/2024

Donald Trump ka fituar në shtetin e Karolinës së Jugut ndaj Nikki Haley-n në zgjedhjet paraprake republikane për nominimin në zgjedhjet presidenciale.

Ish-presidenti fitoi me një diferencë të madhe në shtetin e origjinës së rivales. Nikki Haley ka qenë guvernatore në Karolinën e Jugut.

Pavarësisht humbjes në shtetin e saj Haley ka deklaruar se do vijojë garën.

Donald Trump kryeson ndjeshëm, por fati i betejës për nominimin do të vendoset në të ashtuquajturën “Super e Marta” më 5 mars, kur republikanët do të votojnë në 15 shtete për të preferuarin e tyre për kandidat për president.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts