Trump i kërkon Biden-it të japë dorëheqjen

20:17 16/08/2021

Ish-Presidenti Donald Trump ka sulmuar kundërshtarin e tij politikë Joe Biden dhe i ka kërkuar të japë dorëheqjen pas dështimit të politikës amerikane që lejoji në Afganistan.

Është koha që Joe Biden të japë dorëheqjen për atë që ka lejuar t’i ndodhë Afganistanit, së bashku me rritjen e jashtëzakonshme të rasteve me Covid, shkatërrimin e pavarësisë energjitike ,katastrofën e kufirit dhe për ekonominë tonë të gjymtuar”, tha Trump.

Talebanët morën kryeqytetin kombëtar Kabul gati 90 ditë përpara afatit të vlerësuar nga inteligjenca amerikane. SHBA i ka dhënë përparësi evakuimit të qytetarëve të saj nga vendi. Trump e quajti tërheqjen e trupave si “një nga humbjet më të mëdha në historinë amerikane”.

Ajo që Joe Biden ka bërë me Afganistanin është legjendare. Do të futet në historinë amerikane si një na humbjet më të mëdha”, tha ai në deklaratë. Vendimi për tërheqjen e trupave amerikane nga toka afgane u mor nga administrata e Trump vitin e kaluar pasi u arrit një marrëveshje për tërheqjen e të gjithë trupave të saj deri në maj 2021 në këmbim të garancive të sigurisë.

Biden, megjithatë, caktoi një afat 31 gusht për tërheqjen totale pas dy dekadash luftë në rajon.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *