Trump i rikthehet pasionit të vjetër, në 11 Shtator do të drejtojë një ndeshje boksi

11:43 08/09/2021

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i është kthyer pasionit të tij të vjetër, boksit. Trump mësohet se në 11 Shtator do të drejtojë në ndeshje boksi në Florida.

Sipas mediave vendase bëhet me dije se në ring do të jenë Evandeer Holyfield dhe Vitor Belfort, të cilët do të ndeshen nën drejtimin e Trump.

Ndeshja do të zhvillohet në The Seminole Hard Rock Casino të shtunën dhe pritet të ndiqet nga mijëra spektatorë.

Trump njihet për pasionin që ka për boksin dhe sporte të ngjashëm me të, pasi më herët ka organizuar ndeshje në kazinotë e tij në Atlantic City.

Ndeshja mes dy boksierëve ishte menduar fillimisht që të zhvillohej në Staples Center në Los Angeles me Oscar De La Hoya dhe Belfort, por tashmë do të zhvillohet në Florida./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *