Trump kritikon Biden për Afganistanin: Poshtërimi më i madh në politikën e jashtme të SHBA

09:09 22/08/2021

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kritikuar kreun e Shtëpisë së Bardhë Joe Biden për mënyrën e tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani, duke bërë që talebanët të marrin kontrollin e vendit.

Trump e ka konsideruar “poshtërimin më të madh në historinë e politikës së jashtme amerikane” vendimin e Biden për tërheqjen e trupave ushtarake.

Republikani fajëson pasardhësin e tij demokrat për rrëzimin e qeverisë afgane dhe marrjen e pushtetit nga talebanët.

Mënyra e ngathët e Biden për t’u larguar nga Afganistani është shfaqja më e pabesueshme e paaftësisë nga një udhëheqës i këtij vendi”, tha Trump në një tubim me qytetarët.

Donald Trump shprehu pakënaqësinë edhe për mënyrën e largimit nga Afganistani të trupave amerikane, duke lënë pas personelin dhe pajisjet.

Kjo nuk ishte tërheqje e forcave, kjo ishte dorëzim i pakushtëzuar”, u shpreh ish-Presidenti amerikan.

Ndërsa Biden më herët ka kritikuar ushtrinë afgane se nuk ka luftuar sa duhet për të mbrojtur vendin e tyre. Talebanët, të cilët kanë marrë kontrollin e Afganistanit, janë në procesin e formimit të një qeverie të re. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *