Trump kundërshtoi vendimin që e shpalli fajtor, reagon Biden: Deklarata të rrezikshme dhe të papërgjegjshme

trump kundershtoi vendimin qe e shpalli fajtor reagon biden deklarata te rrezikshme dhe te papergjegjshme

































Presidenti i SHBA, Joe Biden nisi konferencën e tij me kritika ndaj deklaratave të Donald Trump, i cili u shpall fajtor. Biden vlerësoi sistemin e drejtësisë penale amerikane si “gur themeli i Amerikës”.

Joe Biden

“Është e pamatur, është e rrezikshme dhe është e papërgjegjshme për këdo që të thotë se kjo ishte e manipuluar vetëm sepse nuk i pëlqen vendimi,” thotë Biden.

“U rikonfirmua parimi amerikan se askush nuk është mbi ligjin”, tha ai.

Kreu i Shtëpisë së Bardhe u shpreh se Trumpit iu dha mundësia të mbrohej, juria u zgjodh si çdo juri tjetër në Amerikë dhe pas një diskutimi të kujdesshëm, mori një vendim unanim.

Presidenti tha se Trump tani do t’i jepet mundësia për të apeluar vendimin “si kushdo tjetër” që është dënuar.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts