Trump: Mund të përfundojmë në një luftë të tretë botërore

trump mund te perfundojme ne nje lufte te trete boterore
trump mund te perfundojme ne nje lufte te trete boterore

11:45 10/10/2022

Ish-presidenti amerikan thotë se SHBA duhet t’i kërkoje Rusisë dhe Ukrainës të negociojnë për paqen

Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump ka paralajmëruar se konflikti Rusi-Ukrainë mund të përfundojë në një Luftë të tretë Botërore.

Ne duhet të kërkojmë negociata të menjëhershme për një fund paqësor të luftës në Ukrainë, ose do të përfundojmë në Luftën e Tretë Botërore dhe nuk do të ketë kurrë një luftë si kjo. Ne nuk do të kemi kurrë një luftë si kjo. Dhe kjo është e gjitha për shkak të njerëzve budallenj që nuk e kanë idenë”, ka thënë Trump.

Trump thekson se mundësitë që një skenar i tillë të ndodhë e janë shumë të larta duke patur parasysh armët moderne që ekzistojnë në këto ditë.

|Ne kurrë nuk kemi patur armë si këto , armë moderne  me nje  aftësi të tillë  shkatërruese. Unë di më shumë për to se kushdo tjetër për vetë faktin se e kam rindërtuar vetë ushtrinë tonë”, ka thënë ai.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka  përjashtuar mundësinë e bisedimeve të paqes në fillim të kësaj jave pasi Rusia shpalli aneksimin e katër rajoneve.

Shumë ekspertë të sigurisë dhe ish-zyrtarë ushtarakë pajtohen me deklaratat e presidentit Joe  Biden se kërcënimet bërthamore të Kreut të Kremlinit Vladimir Putin duhet të merren seriozisht, megjithatë komentet e tij nxitën debate nëse Shtëpia e Bardhë duhet të lëshojë paralajmërime të tilla.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts